U shty për një orë për shkak të reshjeve të shiut, merret vendimi final për Atalanta-Como

Futboll

U shty për një orë për shkak të reshjeve të shiut, merret vendimi final për Atalanta-Como

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Ndeshja mes Atalantës dhe Comos është shtyrë për të martën në orën 20:45.

Takimi i Serie A, i programuar për këtë të hënë nuk do të mund të zhvillohet, për shkak të reshjeve të shiut.

Fillimisht takimi u shty vetëm për një orë por duke parë që situata nuk po stabilizohej, orari u zhvendos me 24 orë.

Vendimi u mor nga Liga Italiane, në pamundësi të zhvillimit normal të një ndeshje. Takimi në fjalë vlen për javën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat