“Kam luajtur pesë minuta duke qarë”, ylli i Villarrealit rrëfen momentin kur e pa Ter Stegen të lënduar

Futboll

“Kam luajtur pesë minuta duke qarë”, ylli i Villarrealit rrëfen momentin kur e pa Ter Stegen të lënduar

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 23:47
Ter Stegen

Forma fantastike e Barcelonës këtë edicion në La Liga ka vazhduar edhe vikendin që lamë pas teksa blaugranasit morën një fitore të madhe në udhëtim tek Villarreali.

Të besuarit e Hansi Flick fituan ndaj ‘Nëndetëses së Verdhë’ me rezultat të thellë 5-1 ku shkëlqyen Robert Lewandowski dhe Raphinha me nga dy gola ndërsa një tjetër e shënoi Pablo Torre.

Sidoqoftë, kjo fitore pati një shije të hidhur për blaugranasit pasi kapiteni i tyre Marc-Andre Ter Stegen pësoi një lëndim të rëndë.

Në përpjekje për të kontrolluar një top brenda zonës së rrezikshme, Ter Stegen ra në një pozicion të keq në tokë ku sipas raportimeve të fundit ka këputur ligamentin ACL.

Tani, për këtë moment ka folur ylli i Villarrealit, Yeremy Pino i cili tha se ka luajtur pesë minuta duke qarë pas momentit kur gjermani u lëndua.

“Unë së fundmi kam pasur një lëndim serioz në gju dhe ta shihja kaq afër ishte e vështirë, nuk mund t’i mbaja lotët. Unë kalova pesë minuta duke luajtur dhe duke qarë”, ka thënë Pino për DAZN.

Yeremy Pino kishte pësuar një lëndim të ngjashëm në nëntor të vitit 2023, që e kishte detyruar atë të mbetej jashtë fushave për më shumë se 200 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat