Valery Fernandez e ka shënuar golin e fitores për Mallorcan ndaj Real Betisit.
Ai shënoi golin për 2:1 në minutën e 93-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën mbrëma, në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll.
Golin e parë për Mallorcan e shënoi Dani Rodriguez në minutën e tetë. Një minutë më herët, Betisi realizoi nëpërmjet Giovani Lo Celsos.
Mallorcas i mungoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës mungoi për shkak të lëndimit.
Për Mallorcan ishte fitorja e tretë nga shtatë ndeshje. Është në vendin e pestë me 11 pikë.