Mallorca kalon në vend të pestë në La Liga, triumfon ndaj Betisit

Futboll

Mallorca kalon në vend të pestë në La Liga, triumfon ndaj Betisit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Valery Fernandez e ka shënuar golin e fitores për Mallorcan ndaj Real Betisit.

Ai shënoi golin për 2:1 në minutën e 93-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën mbrëma, në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll.

Golin e parë për Mallorcan e shënoi Dani Rodriguez në minutën e tetë. Një minutë më herët, Betisi realizoi nëpërmjet Giovani Lo Celsos. 

Mallorcas i mungoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës mungoi për shkak të lëndimit.

Për Mallorcan ishte fitorja e tretë nga shtatë ndeshje. Është në vendin e pestë me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat