Mbretëria e Bashkuar pritet t’ia “sheh hajrin” stadiumit të ri të United, përfitime miliardëshe çdo vit

Futboll

Mbretëria e Bashkuar pritet t’ia “sheh hajrin” stadiumit të ri të United, përfitime miliardëshe çdo vit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Një raport ekonomik sugjeron se një stadium prej 100 mijë ulësesh për Manchester United do të rrisë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar për 7.3 miliardë funte.

“Djajtë e Kuq” e kishin punësuar “Oxford Economics” – një nga kompanitë këshilluese më të mira në botë – për të treguar ndikimin ekonomik që do të ketë projekti i tyre ambicioz për të ndërtuar një stadium të ri me 100 mijë ulëse.

Raporti preliminar tregon se projekti do të rriste ekonominë e vendit për 7.3 miliardë funte çdo vit.

Projekti i ri do të përfshijë krijimin e 92 mijë vendeve të reja të punës dhe 17 mijë shtëpive të reja.

“Trafford Park” i ri parasheh që klubi të ndërtojë një stadium madhështor prej 100 mijë ulëseve, nga i cili do të përfitojë i tëri komuniteti lokal.

Ky projekt do të tërheq vizitorë nga Manchesteri, Mbretëria e Bashkuar dhe e gjithë bota, thotë klubi.

Njëri nga pronarët e Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i cili po ashtu është njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, e ka bërë prioritetin e tij ndërtimin e këtij stadiumi ikonik.

Në fushë, skuadra e Erik ten Hag e ka nisur në mënyrë dëshpëruese sezonin e ri në Premier League, pasi kanë arritur të arkëtojnë vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshjet e para.

United të mërkurën do të nisin aventurën e re në Ligën e Europës, aty ku do të përballen me Twenten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat