Raportet e fundit thonë se ka përfunduar sezoni për yllin e Manchester Cityt, Rodri.
27-vjeçari u lëndua në përballjen e djeshme ndaj Arsenalit në Premier Ligë, dhe u detyrua ta linte fushën pas diku 20 minutash lojë.
Ndërkaq tani raportet thonë që ai e ka këputur ACL-në (ligamentin e kryqëzuar anterior).
Ky është njëri prej lëndimeve më të rënda për sportistë.