Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka folur pas barazimit me Manchester Cityn në fundjavë.
Ai po ashtu e ka adresuar goditjen që mori me top nga sulmuesi Erling Haaland pasi klubi i këtij të fundit e arriti golin e barazimit në minutën e fundit shtesë.
“Po e presim Man Cityn në tokën tonë”, ka thënë Gabrieli.
“[Erling] Haalandi? Nuk më kujtohet se çfarë ka bërë. Është normale, por sidoqoftë, urime!”
“Beteja, lufta, provokimi janë normale dhe janë pjesë e lojës”, ka shtuar ai.