Gabriel: Po e presim Cityn në konakun tonë

Futboll

Gabriel: Po e presim Cityn në konakun tonë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 10:14
Gabriel Magalhaes

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka folur pas barazimit me Manchester Cityn në fundjavë.

Ai po ashtu e ka adresuar goditjen që mori me top nga sulmuesi Erling Haaland pasi klubi i këtij të fundit e arriti golin e barazimit në minutën e fundit shtesë.

“Po e presim Man Cityn në tokën tonë”, ka thënë Gabrieli.

“[Erling] Haalandi? Nuk më kujtohet se çfarë ka bërë. Është normale, por sidoqoftë, urime!”

“Beteja, lufta, provokimi janë normale dhe janë pjesë e lojës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat