Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, në një intervistë për ‘Radio Goal’, ka thënë se Napoli po rritet.
Napoli mori një barazim pa gola në udhëtim tek Juventusi, ndeshje kjo e zhvilluar fundjavën që lamë pas.
Tekniku italian thotë se e pëlqen më shumë Napolin se Juventusin.
“Napoli po rritet dhe barazimi në Torino e dëshmon këtë”, ka thënë Reja.
“Në aspektin taktik, Napoli më pëlqeu shumë më shumë se Juve”, ka pohuar ai.
Napoli aktualisht renditet në vendin e dytë me 10 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Torino.