Dinamo ka nisur punën për sfidën e ardhshme ndaj Vllaznisë, duel ky që do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 19:00.
Pikërisht për këtë duel, Ilir Daja është mjaft i shqetësuar.
Bruno Dita bën me “dhimbje koke” trajnerin, me mbrojtësin që u dëmtua në duelin me Tuetën dhe u detyrua të linte fushën e lojës.
Ndaj durrsakëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.
Mungesa e tij ndaj shkodranëve do të ndjehet shumë, me Dajën që duhet të gjejë zëvendësuesin e tij.