Elbasani është skuadra më simpatike e këtij sezoni në Superiore. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Bordin ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim me 9 pikë pas 6 javësh.
Sfida e radhë për verdheblutë do të jetë ndaj Bylisit, përballje ko që është e vlefshme për javën e 7-të dhe që do të luhet në “Adush Muça” ditën e dielë në orën 16:00. Për këtë sfidë mungesat janë të pa shmangshmee.
Kjo pasi 4 lojtarë vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Kështu Ze Gomesh, Bedri Greca, Arrsen Kasa dhe Edon Hasani ende nuk janë rikuperuar.
Stafi po “kryqëzon gishtat” që ndonjëri prej tyre të rikuperohet në kohë për takimin me ballshiotët.