U ble 10 milionë euro nga Beshiktashi, shqiptari përfundon në tribunë

Futboll

U ble 10 milionë euro nga Beshiktashi, shqiptari përfundon në tribunë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 11:59
Ernest Muçi

Ernest Muçi, për të cilin Beshiktashi ka paguar 10 milionë euro që ta transferonte këtë janar, ka mbetur jashtë skuadrës gjatë ndeshjes së fundit dhe e ka ndjekur takimin nga tribuna.Fantazisti 23-vjeçar nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen me Ejupspor për shkak të paraqitjeve të tij.

Duke qenë në një periudhë të keqe sezonin e kaluar, Beshiktashi hapi arkën dhe bleu për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës, talentin e Kombëtares shqiptare, i cili dha shenja pozitive në atë gjysmë sezoni që luajti me klubin turk.

Por, futbollisti shqiptar, për të cilin tifozët dhe klubi kishin pritshmëri të mëdha, pritej të shpërthente në ndeshjet miqësore të verës dhe në përgatitjet që Beshiktashi po bënte për kampionatin e ri.

Por, gjërat nuk shkuan ishte planifikuar. Mbërritja e trajnerit të ri, Xhovani Van Bronkorst, e bëri Muçin te paefektshëm për skuadrën, duke humbur vendin e titullarit dhe duke u aktivizuar si zëvendësues. Ndërkohë tronditja erdhi në takimin e fundit, ku ai u la jashtë sepse në protokollin e ndeshjes nuk kishte vend për një tjetër lojtar të huaj, duke qenë se Turqia lejon deri në 12 të tillë.

VAN BRONKORST PËR MUÇIN Të gjithëve në Turqi u bëri përshtypje sesi një blerje 10 milionë euro pak muaj më parë, të lihet jashtë ekipit. Për këtë vendim, u pyet vetë trajneri i Beshiktashit, Van Bronkorst: “Muçi nuk është në skuadër.

Ndour nuk ishte në skuadër javën e kaluar. Mund të bëhen pyetje për lojtarët që nuk janë brenda në skuadër, por ne po krijojmë një ekip me 21 lojtarë dhe po ecim përpara. Në fushë luajnë vetëm 11. Më besoni për këtë. Ne formojnë skuadrën sipas kundërshtarit dhe formës së tyre”, tha fillimisht holandezi i cili më tej shtoi: “Ne po marrim vendime të tilla duke ndjekur ekipin nga afër gjatë gjithë javës.

Të gjithë, përveç Nexhipit, i cili është i dëmtuar, duhet të tregojnë se janë gati për ne në stërvitje. Vendimet i marr unë. Ata që nuk janë në skuadër duhet të punojnë shumë mirë.

Në rastin e Muçit që në përputhje me rregullat, ne kemi 14 të huaj dhe lejohen vetëm 12 për një ndeshje”, deklaron trajneri i Beshiktashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat