Enis Zabërgja përfundimisht largohet nga futbolli aktiv. Ai i ka varë këpucët pas një karriere të suksesshme.
“Me shumë respekt dhe mirënjohje të thellë, në emër të FC KEK, dëshirojmë të falënderojmë Enis Zabërgjen për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si futbollist i klubit tonë.
Enisi ka qenë jo vetëm një lojtar i përkushtuar në fushë, por edhe një shembull i shkëlqyer për gjithë ekipin me profesionalizmin, disiplinën dhe shpirtin luftarak që ka treguar gjatë viteve të tij në karrierë.
Futbolli dhe FC KEK kanë përfituar shumë nga përkushtimi dhe pasioni i tij, duke lënë një trashëgimi që do të kujtohet gjithmonë.
I jemi thellësisht mirënjohës për çdo moment që na ka dhuruar, për çdo ndeshje ku ka dhënë më të mirën për ekipin dhe për çdo sukses të përbashkët.
Edhe pse i jep fund karrierës si futbollist aktiv, e dimë që dashuria dhe kontributi i tij për futbollin nuk do të përfundojë këtu.
Faleminderit, Enis! Suksese të mëtejshme në çdo hap të jetës!”, njofton FC KEK-u.