Duel pretendentësh në Rrogozhinë

Futboll

Duel pretendentësh në Rrogozhinë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 12:59
Pamje nga ndeshja

Egnatia – Partizani është supersfida e javës së 7-të të Superiores. Duel ky që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Dy pretendentë vihen përballë njëri –tjetrit në Rrogozhinë, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave.

Gjithmonë ndeshjet mes të kuqve dhe kampionëve aktualë kanë qenë të luftuara dhe si e tillë pritet të jetë edhe sfida e radhës.

Si rrogozhinasit ashtu edhe kryeqytetasit vijnë nëë këtë përballje pas barazimeve në javën e kaluar. Kampionët aktualë do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët në mënyrë që të mbajnë larg një prej rivalëve të tyre për titullin. Ndërkohë pas 3 barazimeve rresht në kampionat, të kuqtë do të tentojnë fitoren në Rrogozhinë.

Statistikat e duele direkte mes Egnatias dhe Partizanit tregojnë se rrogozhinasit janë më dominues. Në 10 duelet e të kaluarës, 3 ndeshje kanë fituar “djemtë” e Edlir Tetovës, 2 ndeshje kanë përfunduar në favorin e ekipit të Aleksander Veselinovic dhe 5 përballje janë mbyllur në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat