Vllaznia e Egnatia “identikë”

Futboll

Vllaznia e Egnatia “identikë”

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Superiorja ka mbyllur ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit. Sfida mjaft interesante janë zhvilluar nga ekipet, ku përballë njëra-tjetrës janë vënë skuadrat pretendentë të këtij sezoni.

Gola spektakolarë janë shënuar gjatë këtyre sidave, ndërsa duhen edhe 3 javë nga fundi i fazës së parë të Superiores. Por pavarësisht kësaj nëse i hedhim një sy klasifikimit do të shikojmë se cili ekip ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.

Vllaznia është skuadra kryesuese në Superiore, me shkdoranët që udheheqin me 13 pikë. Kuqeblutë gjatë këtyre javëve kanë arritur të shënojnë 10 gola dhe së bashku me Egnatian kampione kanë sulmin më të mirë. Rrogozhinasit mbajnë vendin e 2-të me 2 pikë më pak se shkodranët.

Pas Vllaznisë dhe Egnatias, sulmin më të mirë e ka Skënderbeu me 8 gola, teksa 7 të tillë kanë Elbasani, Partizani, Dinamo dhe Teuta. 6 gola ka shënuar Tirana, ndëra Bylisi ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm 4 herë dhe Laçi vetëm 3.

Ndërkohë nga ana tjetër, mbrojtja më e mirë deri tani në Superiore është ajo e Elbasanit. Skuadra e Roberto Bordin ka pësuar vetëm 4 gola në 6 javë.

Pas tyre vijnë Vllaznia, Egnatia dhe Partizani me  nga 5 të tillë. Nga 6 gola kanë pësuar Tirana dhe Laçi, ndërsa 8 ka pësuar Dinamo, 9 Skënderbeu, 10 gola ka pësuar Bylisi dhe Teuta ka mbrojtjen më të keqe me 11 të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat