Gerry Cardinale është pronar i Milanit, por në Itali këtë nuk e kuptojnë si koncept. Të paktën, ky është perceptimi që ai ka marrë nga tifozët e “Djallit”.
“Në Amerikë, kur dikush paguan për të blerë një klub futbolli, është pronar absolut i tij.
Tifozët në Itali mendojnë ndryshe. Ata e shohin klubin si pronë të tyre dhe na duhet punë e madhe për të plotësuar këtë pritshmëri”.
“Nuk jam duke marrë ndihmën që prisja në ekosistemin italian.
Duhet që të gjitha hallkat të funksionojnë së bashku: tifozët, pushteti vendor, qeveria dhe klubi. Kjo nuk po ndodh. Në vitin 2032 Italia do të organizojë Kampionatin Europian dhe po i paraprij këtij eventi duke ndërtuar një stadium në Milano”.
“Problemi është se në Serie A duhet një përmirësim në të gjitha aspektet, gjë që nuk po ndodh. Ne nuk do të shpenzojmë kurrë si arabët. Këtu në Itali ende vijon ideja se duhet të fitosh sot dhe pastaj shohim. Jo. Unë dua të hedh bazat e së ardhmes. Nuk dua të improvizoj”.