Juventusi i falet mbrojtjes “bunker”

Futboll

Juventusi i falet mbrojtjes “bunker”

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:07
Juventusi

I treti barazim 0-0 radhazi në kampionat erdhi kundër Napolit, të shtunën. Një tjetër portë e pastër, që rikonfirmon qëndrueshmërinë e madhe mbrojtëse të Juventusit. Po flasim për të vetmen skuadër të Serie A, e aftë për ta mbajtur portën e vet të paprekur për një total prej 450 minutash.

Bremer dhe shokët e tij kanë ngritur një mur të pakapërcyeshëm përpara Di Gregorio dhe tani synojnë rekordin e Cagliari, i cili në sezonin 1966-1967 nuk pësoi gol në 7 ndeshjet e para të kampionatit (712 minuta).

Të shtunën në “Marassi”, kundër Genoa, bardhezinjtë kanë shansin të kalojnë tri skuadra përpara tyre në këtë renditje të veçantë. Nëse nuk pësojnë gol në 11 minutat e para, do të kalojnë Parmën 1998-1999 (460 minuta pa pësuar gol), me 9 minuta më shumë do të linin veten pas Fiorentinën 1981-1982 (469 minuta), ndërsa Juventusi i Allegrit 2014-2015 është ndalur në 482 minuta.

Më tej janë Interi 1972-1973 (563 minuta), Napoli 1970-1971 (590 minuta) dhe Milani i drejtuar nga Capello, i cili në sezonin 1993-1994 arriti ta mbante portën e vet të pastër për 7 ndeshje (690 minuta), 22 minuta më pak se rekordi i Cagliarit.

Është e pamohueshme që faza mbrojtëse e Juventusit në fillim të sezonit ka treguar një soliditet graniti. Kjo pikë vërtet e fortë kundërpeshohet nga vështirësitë e dukshme në krijimin e mundësive për shënim. Gatti dhe Bremer u dalluan për vëmendjen dhe saktësinë e tyre, të mbështetur mirë në krahë nga Savona, Kaluku, Cambiaso dhe Cabal.

Thiago Motta ishte i zoti në gjetjen e zgjidhjeve specifike për situatat gjithnjë në ndryshim, të propozuara nga ndeshja dhe kundërshtarët, duke alternuar futbollin pozicional dhe atë relacional në varësi të karakteristikave të rivalëve. Rezultati është një mbrojtje “bunker”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat