E çoi dëm një karrierë të madhe futbollistike

Futboll

E çoi dëm një karrierë të madhe futbollistike

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:10
Pam e Ronaldo

Fábio Paim ishte një nga futbollistët më premtues të futbollit portugez vite më parë, kur luante në ekipin e të rinjve të Sporting de Portugal.

Ai çoi dëm një karrierë të madhe futbollistike për shkak të disa vendimeve të gabuara.

"Unë kam qenë vërtet i veçantë. Duhet të jem i përulur, por kjo është e vërteta.

Fatkeqësisht, në kohën time nuk kishte Instagram apo Facebook, asgjë nuk u filmua si tani.

Por besoj, sinqerisht, që deri më sot nuk ka pasur një tjetër si unë. Isha më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Nëse do të isha punuar me dedikim dhe pasion si CR7, pa dyshim që do të kisha bërë karrierë më ta pasur se ai.

Mendoj se ai duhet të më japë një nga "Topat e Artë", deklaroi ai për "SunSport" në vitin 2023.

Fábio Paim deklaron se është i penduar për zgjedhjet që ka bërë, edhe pse paratë nuk i kanë munguar kurrë.

"Kam lindur me talent. Kam fituar shumë para dhe kam krijuar iluzionin se nuk kam nevojë të bëj asnjë përpjekje. Është e pamundur që një person si unë të jetë milioner.

Jam penduar për disa vendime, tani jam në një moshë tjetër dhe mund t'i shoh gjërat ndryshe.

Po të kisha dashur, do të kisha qenë te Barcelona ose Real Madridi”, ka shpjeguar ish-futbollisti, i cili u bë pjesë e Chelsea-t (2008) të Luiz Felipe Scolarit.

Fábio Paim, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2018 pasi luajti për Leixoes, u kap në vitin 2019 nga Policia si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës dhe u arrestua në Estoril për posedim kokaine.

Ai më parë ishte arrestuar dy herë me dyshimin për përdhunim, por më mungesë provash ishte lënë i lirë.

"Burgu ishte shumë i vështirë si për mua ashtu edhe për familjen time. Mësova se ajo që merr lehtësisht nuk është e mirë për ty.

Dhe nuk mund të vazhdoja ta bëja atë mënyrë jetese, duhej të punoja dhe të kisha dinjitet. Jeta është më e qetë tani.

Jam i sigurt që do të bëj gabime sepse jam njeri. Burgu nuk është vend për një fëmijë si unë," kujton ai.

Pas daljes nga burgu, Fábio Paim, i cili është 36 vjeç, ka vendosur të ridrejtojë jetën e tij duke iu përkushtuar filmave për të rritur, si aktor.

"Do të doja të merrja pjesë në një film pornografik. E them seriozisht, do të më realizonte ëndrrat,” u shpreh ish-futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat