Erzeni thellon vetëm rekordet negative

Futboll

Erzeni thellon vetëm rekordet negative

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:20
Pamje nga një ndeshje

Erzeni thellon vetëm rekordet negative, ekipi i vetëm me dy zero në Kategorinë e Parë!

Ecuria e Erzenit në këtë fillim sezoni në Kategorinë e Parë nuk ka të krahasuar me asnjë fillim edicioni në historinë e futbollit shijakas.  Askush nuk e mban mend që Erzeni në historinë e tij, në pesë javët e para ta ketë shifrën zero te kolona e golave të shënuar dhe pikëve.

Çdo prag ndeshje  mendohet se ka ardhur momenti që Erzeni të gjejë golin dhe pikën e parë e parë në kampionat.

Por kanë kaluar 450 minuta e para dhe ky rekord negativ i shijakasve sa vjen e thellohet.

Në Pogradec të besuarit e trajnerit Bespalla ishin shumë pranë marrjes së pikës së parë, por të pafat u ndëshkuan në minutën e 93-të. Të dielën  Erzeni pret Kastriotin dhe të gjithë luten që të marrë fund tersi te skuadra shijakase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat