Flamurtar i frikshëm

Futboll

Flamurtar i frikshëm

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:40
Flamurtar

Flamurtari padiksutim është në nga ekipet pretendente për të fituar titullin e Kategorisë së Pare dhe për t’u rikthyer në Superiore. Vlonjatët prej 4 vitesh ndodhen në Kategorinë e Parë, teksa ky sezon duket i duhuri për të qenë pjesë e elitës në futbollin shqiptar.

Një skuadër me shumë histori dhe traditë dhe si e tillë drejtuesit në merkaton e verës ndërtuar ekipin me elementë cilësorë për të bërë të mundur edhe ngjitjen në Superiore. Lojtarë “big” dhe që e njohin mirë futbollin shqiptar janë tashmë pjesë e vlonjatëve.

Madje këto të fundit pa frikë mund t’i konsiderojmë si “Made in Tirana”, pasi drejtuesit kanë transferuar në Vlorë futbollistë që në të kaluarën kanë qenë protagonistë absolutë te ekipet e kryeqytetit, kryesisht te Partizani.

Duke nisur nga trajneri Andrea Agostinelli që është një ish i kuq e për të vazhduar me futbollistët, Idriz Batha, Lorenc Trashi, Valentino Murataj apo Herald Marku. Të 4 lojtarët kanë dhënë kontributin e tyre te “Demat” dhe në këtë sezon kanë “pasuruar” organikën e kuqezinjve.

Pa mëdyshje ky Flamurtar është bërë vërtet i “frikshëm”. Përforcime nga mbrojtja në sulm i kanë bërë vlonjatët me një informacion mjaft kualitativ, ndërsa cilësitë nuk mungojnë as në stol dhe kjo do t’i japë mundësi zhgjedhjes Agostinellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat