Hendek i paplotësuar te Partizani

Futboll

Hendek i paplotësuar te Partizani

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:41
Valentino Murataj

Valentino Murataj u largua nga Partizani në këtë merkato vere. Mesfushori i njohur që mbante njëkohësisht shiritin e kapitenit zgjodhi të transferohej në Vlorë. Kuqezinjtë e qytetit bregdetar bënë afrime të rëndësishme duke marrë edhe lojtarin e të kuqve. Ç’është e vërteta, hendeku i krijuar në mesfushën e Partizanit është e dukshme.

Pavarësisht organikës së ngjeshur së kryeqytetasve, një lojtar si Murataj duket se ende s’është zëvendësuar. Por, si u bind ai të transferohej në Vlorë? Dëmtimi i pësuar me të kuqtë do ta linte për shumë kohë jashtë fushave duke humbur në këtë mënyrë edhe vendin e titullarit.

Duke përfituar nga kjo situatë, Sinan Idrizi kontaktoi futbollistin dhe u dakordësuan duke i plotësuar gjitha kërkesat.

Pavarësisht se e dintë gjendjen e tij, presidenti i klubit vlonjat beson te aftësitë e mesfushorit duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të ekipit për pjesën e dytë të sezonit. Burime jozyrtare bëjnë me dije që Murataj merr një pagë prej afro 7-mijë eurosh dhe pritet të jetë titullar në gjysmën e dytë të edicionit futbollistik.

Valentino Murataj u afrua te Partizani gjatë periudhës që në krye të skuadrës ishte Ilir Daja. Mesfushori i të kuqve arriti dalëngadalë të fitonte një vend titullari, ndërsa pas largimit të trajnerit kryeqytetas, “timonierët” e tjerë e patën pikë referimi. Megjithatë në këtë sezon futbollistik, lojtari dhe drejtuesit vendosën të ndanin këtu rrugët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat