Transferimi i Yoros në Mançester fut në krizë super-menaxherin e CR7 me Realin

Futboll

Transferimi i Yoros në Mançester fut në krizë super-menaxherin e CR7 me Realin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:50
Mbappe

Marrëdhënia mes Realit të Madridit dhe Jorge Mendez nuk është më si më parë.

Thuhet se klubi madrilen nuk i ka falur super-menaxherit faktin se nuk këshilloi Leny Yoron që të qëndronte edhe një vit në Francë dhe të vazhdonte të luante për Lilën dhe të transferohej me parametra zero një vit më vonë në Madrid.

Sipas medieve britanike mbrojtësi i talentuar francez ka qenë në majën e listës së dëshirave të Realit. Klubi madrilen, ashtu siç ka bërë në vitet e fundit me shumë lojtarë, e ka këshilluar që të mos rinovojë dhe të mos largohet nga Lila duke dobësuar kështu shumë pozitat e klubit në negociotatat, të cilat mund të nisnin edhe në ditët e fundit të muajit gusht.

Planet e Florentino Perez i ka prishur mosbindja e lojtarit dhe e menaxherit të tij Mendez. Ky i fundit, kur ka mësuar strategjinë e spanjollëve, nuk ka qenë dakord dhe ka kërkuar një tjetër klub që mund të ishte i interesuar për klientin e tij.

Kështu United duke paguar plot 52 milionë stërlina arriti që të siguronte shërbimet e Yoros, por Mendez me finalizimin e kësaj tratative duket se ka bezdisur shumë Realin. Thuhej se Reali nëse do të kishte negociuar në fund të muajit gusht me Lilën do të ofronte deri në 34 milionë stërlina për shërbimet e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat