Zhgënjehet nga gjykimi

Futboll

Zhgënjehet nga gjykimi

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:41
Pamje nga një ndeshje

Kapiteni i Mançester Sitit, Kajl Uoker, mbeti i zhgënjyer nga pjesa e gjyqtarit Majkëll Oliver në golin e parë të Arsenalit gjatë barazimit 2-2 në “Etihad Stadium”.

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë u kap jashtë pozicionit pasi u thirr nga arbitri, me Kalafjorin që përfitoi duke shënuar golin e barazimit. Uoker tha për “Radio 5 Live”:

“Unë nuk do të dal kurrë në Tv kombëtare, radio kombëtare dhe të filloj të tërheq vëmendjen, sepse ka mjaft nga kjo që po ndodh nëpër botë.

Ajo që po them është se nuk kam shkuar tek arbitri. Unë dhe Bukajo nuk kemi shkuar te arbitri, ai na thërriti.

Pra, nëse thirrem te arbitri, ai duhet të presë dhe të më lejojë të kthehem në pozicion përpara se topi të kalojë mbi kokën time.

Pra, nëse shkoj te arbitri me dëshirën time dhe jam jashtë pozicionit, është faji im. Por unë jam në pozicionin ku ai ka thirrur dy kapitenët për të qetësuar lojtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat