Kylian Mbappe nuk ka shkuar në Madrid për të shtyrë disa vite karrierë, por për t’u bërë numri 1 në botë.
Sulmuesi francez i ka befasuar të gjithë gjatë seancave stërvitore.
Ai duket se mund të jetë Cristiano Ronaldo i ardhshëm në aspektin e përgatitjes dhe mentalitetit. Relevo zbulon se stafi teknik i Los Blancos është shtangur nga “fanatizmi” i francezit për stërvitjen.
Mbappe nuk ka punësuar një trajner personal për të ruajtur formën e tij, por ka punuar vetë për të qenë në formë maksimale. Ai punon vetëm me ekipin e fitnesit në Valdebebas dhe me mjeshtrin Antonio Pintus.
Mbappe gjatë verës i përdori pushimet duke bërë seanca stërvitore me ngarkesë të madhe, për të qenë sa më gati për aventurën në Madrid.