Gazetat italiane zbulojnë liderin e ri të Milanit

Futboll

Gazetat italiane zbulojnë liderin e ri të Milanit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:21
Milani

Christian Pulisic është tema e kësaj jave në futbollin italian. Që nga nisja e sezonit të kaluar, amerikani është lojtari i përfshirë në më shumë gola (bashkë me Lautaro Martinez) në Serie A, me 19 gola dhe 12 asiste.

Sulmuesi anësor shkëlqeu në fitoren e Milanit kundër Interit (1-2) të dielën, duke shënuar që në 10 minutat e para dhe duke treguar se ka stofin e një lideri në sulm.

Këtë sezon ai ka 4 gola dhe 2 asiste. “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” kanë shkruar njëkohësisht se Pulisic është lideri i ri teknik i kuqezinjve.

I transferuar për vetëm 20 mln euro nga Chelsea në 2023, 26-vjecari po tregon se është një milanist i lindur. Ai e dashuron klubin dhe gëzon mbështetjen e tifozëve.

Duke llogaritur golat në të gjitha kompeticionet që ka shënuar Milani, Pulisic ka kontribuar në 26% prej tyre.

Trajneri Fonseca është shprehur se Pulisic është një lojtar që flet pak. Këtë karakteristikë e kanë pasur edhe legjenda si Franco Baresi dhe Paolo Maldini. Pra, mund të jesh lider edhe duke qenë i heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat