Dënohen akterët e rrahjes mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit

Futboll

Dënohen akterët e rrahjes mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.09.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së  pestë dhe gjashtë  të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Lojtari i FC “Ballkani“, Bernard Karica nr fanelle 25 dhe ID 002166M01. Në min 71 të ndeshjes gjatë një dueli me lojtarin kundërshtar e godet me brryl lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj: Lojtarit të Trepça’89 , Godwill Chinwendu nr fanelle 99 dhe nr ID 036082M03 . Motivi: Në ndeshjen e xhiros së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A Trepça’89-Trepça në min 28 bën ndërhyrje të rrezikshme në mes fushë dhe pas rishikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Portieri i KF “Vushtrria “, Arli Shala në fanelle 76 dhe nr ID 02022M00.Motivi: Në min 2 portieri bën ndërhyrje të palejuar jashtë 16 metershit dhe mohon mundësinë e shënimit të golit lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova –Vushtrria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Pas përfundimit të pjesës së parë në korridorin e lokaleve zyrtare kërcënon, shan dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes dhe ata të VAR-it. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit në ndeshjen Ferizaj- Suhareka 23. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Drejtori sportiv të KF “Rilindja 1974”, Etnik Berisha nr ID 029162M86. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar drejt zhveshtores bërtet dhe ofendon në mënyrën më banale dhe përsëri vjen te zhveshtorja dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rilindja 1974-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “Fushë Kosova“. Lëshim në organizim të ndeshjes së xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, Fushë Kosova – Gjilani. Hyrje e personave të paautorizuar në fushë.  Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Eldis Kolshi nr fanelle 1 dhe nr ID 016927M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova-Gjilani përleshet dhe shkelmon lojtarin kundërshtar. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 4 (katër), ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Fushë Kosova”, Ardijan Berbatovci nr fanelle 7 dhe nr ID 011935M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Rrahje pas ndeshjes). . Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Arjanit Ajeti nr fanelle 12 dhe nr ID 005144M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve,  sulm ndaj kundërshtarit. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Fushë Kosova”, Eduard Muqolli nr fanelle 9 dhe nr ID002662M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (rrahje pas ndeshjes). . Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Muhamed Simnica nr fanelle 15 dhe nr ID 004894M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt perleshje me lojtarin kundershtar. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Fushë Kosova“, Denis Mekolli nr fanelle 8 dhe nr ID 012036M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova-Gjilani përleshet me lojtarin kundërshtar. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 2 (dy) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani“, Femi Kryeziu në fanelle 90 dhe nr ID022455M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Rrahje pas ndeshjes). Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC”Gjilani“, Lerat Kërqeli nr fanelle 7 dhe nr ID 005803M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, perleshje me  lojtarin  kundërshtar. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 2 (dy) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani“, Elton Isufi nr fanelle 9 dhe nr ID 005921M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, sulm ne lojtarin kundërshtarin. Bazuar në nenin 46 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore ; Dënohet me 2 (dy) , ndeshje mos loje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF”Rilindja” , Uran Bala nr fanelle 6 dhe nr ID 001105M03. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Dytë Sharri-Rilindja në min 77 ndëshkohet me karton të kuq direkt.(ndërhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku “ , Atik Sopa nr fanelle 12 dhe nr ID021213M07. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së juniorëve 2 Korriku –Ramiz Sadiku në min 88-te ndëshkohet me karton të uq dierkt . (Prekje me dorë jashtë zones) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça” , Albinot Demaku nr fanelle 4 dhe nr ID014629M07. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së juniorëve Trepça-Ballkani në min 57 ndëshkohet me karton të kuq dierkt. (Prekje e topit me dorë në vijën e portës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC”Gjilani”, Flakzon Milazimi nr fanelle 4 dhe nr ID02987M06. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së juniorëve Gjilani-Drita ndëshkohet me karton të kuq direkt.(Nderhyrje lojtar i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Keku” , Dion Kadriu nr fanelle 24 dhe nr ID013083M07. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë të juniorëve  Keku – Prizreni në min e 23-te ndëshkohet me karton të kuq direkt .(Fyrje e ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘Prizreni” , Oltion Duhalaku nr fanelle 8 dhe nr ID012942M07. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë të juniorëve  Keku – Prizreni në min e 23-te ndëshkohet me karton të kuq direkt .(Fyrje e ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Përfaqësuesi zyrtar i FC “Drita “ , Beqir Rukovci nr ID 005199M62  Pas përfundimit të ndeshjes së  xhiros së gjashtë të Bon Voyage Superligës U21 Drita- Ballkani ofendoj gjyqtarin kryesor, për çka ishtë ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :

FC”Ferizaj”. Në min 1 të ndeshjes tifozët vendas hudhin mjete pitoteknike tymuse në fushën e lojës për çka ndërprehet loja për një minutë. Në min 75 hudhen tri shishe PVC në fushën e lojës ndërkaq në min 90+1 hudhen prap tri shishe PVC dhe shtatë copë mjete piroteknike tymuese për çka ndërprehet ndeshja prap për një minutë . Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Ferizaj-LLapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga pwrfaqwsuesi pwr siguri i FC ”Ferizaj”. Afati datë: 01.10.2024 ora 13:00.

KF”Trepça”. Në min 1, 36, 58 dhe 79 hudhin mjete piroteknike shurdhyese në fushën e lojës . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Trepça’89-Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga pwrfaqwsuesi zyrtar i KF ”Trepça”. Afati datë: 01.10.2024 ora 13:00.

KF “Fushë Kosova “. Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 14 ndërprehet loja për arsye se disa tifozë ( supozohet të KF “Vushtrria), kishin ardhur prapa tribunës lindore jashtë stadiumit dhe në atë moment ka filluar hudhja e gjësendeve të forta në drejtim të tifozëve të KF”Fushë Kosova”, të cilët ishin vendosur në tribunën lindore , më ç’rast ndërprehet ndeshja për 30 min ku me kërkesën e gjyqtarit dhe delegatit nga policia zbrazet tribuna. Në min 61 në tribunën perindimore shkaktohet konfrontim ndërmjet tifëzëve vendas dhe mysafirë ku si pasojë një tifozë lëndohet rëndë në kokë dhe me autoambulancë që ishte në fushë  bartet në Emergjencë. Me këtë rast ndeshja ndëprehet për 14 minuta dhe pasiqe është zbrazur tribuna perindimore ndeshja rifilloj në mënyrë të qetë deri në përfundimin e saj. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Fushë Kosova- Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga pwrfaqwsuesi pwr siguri I KF”Vushtrria”. Afati datë: 01.10.2024 ora 13:00.

Trajneri i portierëve të FC “Drita” , Afrim Shahini nr ID 002956M74. Gjatë daljes nga loja të lojtarit mysafirë Bernard Karica i ndëshkuar me karton të kuq , trajneri i portierëve të FC “Drita” , Afrim Shahini e shan dhe e ofendon . Sipas deklaratës së lojtarit mysafir Bernard Karica me nr fanelle 25 dhe xhirimit  televiziv në ndeshjen Drita –Ballkani . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri I portierëve tw FC ”Drita”, Afrim Shahini. Afati datë: 01.10.2024 ora 13:00.

Drejtori sportiv i FC’Ferizaj”, Genc Hyseni Nr ID 037201M83. Para fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes së  xhiros së gjashtë të Bon Voyage Superligës U21 Ferizaj-LLapi hyn në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes shan ,fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor në mënyrën më banale. Sipas raportit të gjyqtarit  kryesor dhe delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni. Afati datë: 01.10.2024 ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat