Fushë Kosova - Vushtrri, ky është vendimi nga Komisioni i Garave

Futboll

Fushë Kosova - Vushtrri, ky është vendimi nga Komisioni i Garave

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 24.09.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

VENDIME

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve
dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore;

Ndaj: Lojtarit të FC “ Ballkani “ , Bernard Karica nr fanelle 25 dhe ID 002166M01. Motivi: Në min 71 të ndeshjës gjatë një dueli me lojtarin kundërshtar e godet me bryl në ftyrë për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Ballkani.

Ndaj: Trajnerit të portierëve të FC “Drita” , Afrim Shahini nr ID 002956M74. Motivi : Gjatë daljes nga loja të lojtarit mysafirë Bernard Karica i ndëshkuar me karton të kuq , trajneri i portierëve të FC “Drita” , Afrim Shahini e shan dhe e ofendon . Sipas deklaratës së lojtarit mysafir Bernard Karica me nr fanelle 25 dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Drita –Ballkani.

Ndaj: FC ”Ferizaj”. Motivi: Në min 1 të ndeshjes tifozët vendas hudhin mjete pitoteknike tymuse në fushën e lojës për çka ndërprehet loja për një minutë. Në min 75 hudhen tri shishe PVC në fushën e lojës ndërkaq në min 90+1 hudhen prap tri shishe PVC dhe shtatë copë mjete piroteknike tymuese për çka ndërprehet ndeshja prap për një minutë. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Ferizaj-Llapi.

Ndaj: Lojtarit të Trepça’89 , Godwëill Chinwendu nr fanelle 99 dhe nr ID 036082M03. Motivi:Në ndeshjen e xhiros së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A Trepça’89-Trepça në min 28 bënë ndërhyrje të rrezikshme në mes fushë dhe pas rishikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Trepça.

Ndaj: KF”Trepça”. Motivi: Në min 1, 36, 58 dhe 79 hudhin mjete piroteknike shurdhyese në fushën e lojës . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Trepça’89-Trepça.

Ndaj: Portierit të KF “Vushtrria “, Arli Shala në fanelle 76 dhe nr ID 02022M00.Motivi: Në min 2 portieri bënë ndërhyrje të palejuar jashtë 16 metershit dhe mohon mundësinë e shënimit të golit lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova –Vushtrria.

Ndaj: KF “Fushë Kosova“. Motivi; Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 14 ndërprehet loja për arsye se disa tifozë ( supozohet të KF “Vushtrria), kishin ardhur prapa tribunës lindore jashtë stadiumit dhe në atë moment ka filluar hudhja e gjësendeve të forta në drejtim të tifozëve të KF”Fushë Kosova”, të cilët ishin vendosur në tribunën lindore , më ç’rast ndërprehet ndeshja për 30 min ku me kërkesën e gjyqtarit dhe delegatit nga policia zbrazet tribuna. Në min 61 në tribunën perindimore shkaktohet konfrontim ndërmjet tifozëve vendas dhe mysafirë ku si pasojë një tifozë lëndohet rëndë në kokë dhe me autoambulancë që ishte në fushë bartet në Emergjencë.

Me këtë rast ndeshja ndëprehet për 14 minuta dhe pasiqe është zbrazur tribuna perindimore ndeshja rifilloj në mënyrë të qetë deri në përfundimin e saj. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Fushë Kosova- Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat