Vllaznia mbyll stadiumin dhe kërkon mbështetje për Partizanin

Futboll

Vllaznia mbyll stadiumin dhe kërkon mbështetje për Partizanin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:46
Pamje nga stadiumi

Vllaznia ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të mbyllë stadiumin “Loro Boriçi” deri në takimin e radhës me Partizanin. Kjo pasi do të zhvillohen punime për rreth 1 muaj.

“Mbështetja e zjarrtë e tifozëve tanë të mrekullueshëm do të na mungojë për një kohë pak të gjatë në shtëpinë tonë sepse në tre ndeshjet e ardhshme ekipi kuqeblu do t’i luajë jashtë.

Rikthehemi në sfidën ndaj Partizanit, më të shumtë në numër dhe më entuziastë se kurrë…”

Tri ndeshje jashtë Shkodrës, ndërsa vetëm Elbasani do të zhvillohej në “Loro Boriçi”. Të tjerat janë të projektuara transferta, si ndaj Dinamos dhe me Laçin.

Ky moment sjell pak “qetësi” për klubin e Vllaznisë, që nuk po kalon një periudhë të mirë në raport me “ultrasit” e ekipit. Kjo pasi në ndeshjen e fundit ra në sy mbyllja e sektorit të tyre “C5”.

Për takimin me Partizanin në fund të tetorit “kuqeblutë” i presin tifozët më të shumtë se kurrë në numër", njofton KF Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat