Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Skënderbeun

Futboll

Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Skënderbeun

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Tirana – Skënderbeu është një prej ndeshjeve të vlefshme për javën e 7-të të Superiores, që do marrë jetë në stadiumin “Air Albania”.

Ky takim zhvillohet të dielën në orën 19:00 dhe tashmë klubi bardheblu ka nxjerrë në shitje biletat.

Çmimet variojnë nga 400 lekë në 3000 lekë të reja. Tirana nuk ka ndryshuar asgjë, që nga ndeshja me Elbasanin.

Aktualisht shitja e tyre bëhet “online” si dhe te stadiumi “Selman Stërmasi”. Ndërkohë te stadiumi “Air Albania” shitja e biletave do të fillojë me njoftim të dytë.

Vlen për t’u theksuar se gjatë kësaj kohe po bëhet thirrje nga tifozët e Tiranës për masivitet në stadium. Kujtojmë se kryeqytetasit kërkojnë me ngulm fitoren e parë, teksa numërojnë 6 fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat