Pioli: Ronaldo është më i mirë se Messi

Futboll

Pioli: Ronaldo është më i mirë se Messi

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:52
Pioli e Ronaldo

Trajneri Stefano Pioli, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në drejtimin e Al Nassr, aty ku mori fitore 3-0 në debutim.

Pas ndeshjes, tekniku italian nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me krahasimin mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

Pioli deklaroi për “TNT Sport” se portugezi është superior, për shkak të golave të shënuar. Më tej, ai u ndal edhe tek aventura e re, duke thënë se zgjodhi Al Nassr, për të fituar trofe.

“Ronaldo ka më shumë gola sesa ndeshje. Mendoj se është superior ndaj Messit.

Ajo që pashë nga lojtarët në ndeshjen e parë ishte shumë e kënaqshme për mua. Kemi lojtarë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj dhe synimi ynë është të marrim pjesë në çdo turne”, tha italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat