Di Canio godet Juven

Futboll

Di Canio godet Juven

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:59
Juventusi

Ish-kapiteni i Lazios, Paolo di Canio, ka kritikuar Juventusin që nuk bleu asnjë sulmues gjatë verës që lamë pas.

Di Canio mendon se Juve do ta ketë vështirë në këtë sezon të garave me vetëm Dushan Vlahovic sulmues.

“Këtë sezon, Juventusi ka vetëm Vlahoviçin si sulmues. Si mund të përgatisni një cikël të ri të garave me vetëm një sulmues?!”, ka thënë Di Canio për ‘Sky Italia.

“Milik lëndohet më 7 qershor dhe Juve nuk shqetësohet për të gjetur një zëvendësues? Tani sigurisht se do të ketë probleme”.

“Douglas Luiz, i cili kushtoi 50 milionë nuk luan në skuadrën e Motta-s. Ai thotë se Locatelli është përmirësuar. Por problemi kryesor është sulmuesi. Hiqni Vllahoviçin dhe do të shihi”, ka pohuar Di Canio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat