Synon rekordin e Tata Martinos në La Liga

Futboll

Synon rekordin e Tata Martinos në La Liga

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:14
Flick e Cubarsi

Kampionati i Barcelonës filloi në një mënyrë vërtet të pabesueshme, thuajse e papritur, pas sezonit torturues të kaluar dhe një tjetër vere me “frena dore” në merkato. 6 ndeshje dhe 6 fitore, vendi i parë në renditjen e La Liga-s, me 4 pikë përpara Real Madridit.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Blaugranave, është një nga fillimet më të mira në historinë e klubit.

Kjo është në fakt vetëm hera e shtatë që Barça arrin të fitojë 6 ndeshjet e para të kampionatit dhe vetëm dy herë ia ka dalë më mirë.

Ky sukses u arrit nga Tata Martino, i cili vendosi rekordin e 8 fitoreve në sezonin 2013-2014, si dhe Ernesto Valverde, që fitoi 7 ndeshjet e para më 2017-2018.

Katalanasit do të luajnë në shtëpi kundër Getafes të mërkurën dhe për këtë arsye mund të përputhen me rezultatet e arritura nga trajneri që tani është në krye të Atleti Klubit. Me 6 fitore radhazi, së bashku me Hansi Flick, janë anglezi Xhejms Bellami (sezoni 1929/30), i madhi Johan Krojf (1990/91), Luis van Gaal (1997/98), Pep Guardiola (2009/10) dhe i ndjeri Tito Vilanova (2012/13).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat