Neville propozon një rregull të ri

Futboll

Neville propozon një rregull të ri

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:16
Gary Neville

Gary Neville ka propozuar disa rregulla të reja, të cilat do të ndryshonin përgjithmonë futbollin.

Legjenda e Manchester United, duke biseduar me Ian Wright, Jamie Carragher dhe Roy Keane në studiot e Sky Sports, u pyet se çfarë do të bënte për ta bërë futbollin më zbavitës.

Neville propozoi që në futboll çdo ndeshje e barabartë të vendoset me penallti. Ashtu si hokej, skuadra e cila fiton me penallti do të merrte dy pikë dhe skuadra humbëse një pikë.

“Në kampionat, po ta vini re, ka pak ritëm kur skuadrat mjaftohen me një pikë.

Unë sugjeroj që në fund të ndeshjeve barazim, të gjuhen penalltitë për një pikë shtesë. Kështu, kush fiton, merr dy pikë. Kështu, futbolli bëhet emocionues për tifozin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat