Merr ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e Nations League

Futboll

Merr ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e Nations League

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:50
Elbasani

Elbasani ka shumë anë pozitive në këtë sezon të Superiores, por një nga pikat kryesore është padyshim mesfushori Cristian Dros.

Që në momentin kur veshi fanellën verdheblu e deri më tani, moldavi ka shkëlqyer.

Këto performanca të tijat tashmë janë shpërblyer, pasi Dros ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Moldavisë për ndeshjet e Nations League. Moldavët do të përballen me Andorrën dhe Maltën, me Dros që do të jetë aty për të kontribuar për vendin e tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur dhe vetë klubi i Elbasanit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat