Elbasani ka shumë anë pozitive në këtë sezon të Superiores, por një nga pikat kryesore është padyshim mesfushori Cristian Dros.
Që në momentin kur veshi fanellën verdheblu e deri më tani, moldavi ka shkëlqyer.
Këto performanca të tijat tashmë janë shpërblyer, pasi Dros ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Moldavisë për ndeshjet e Nations League. Moldavët do të përballen me Andorrën dhe Maltën, me Dros që do të jetë aty për të kontribuar për vendin e tij.
Këtë lajm e ka bërë të ditur dhe vetë klubi i Elbasanit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.