Qerimi nga Shkupi, arbitër kryesor në ndeshjen Bashkimi - Bellasica

Futboll

Qerimi nga Shkupi, arbitër kryesor në ndeshjen Bashkimi - Bellasica

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, ndërsa tashmë dihen gjyqtarët e deleguar për ndarjen e drejtësisë në të tetë ndeshjet.

Benjamin Qerimi nga Shkupi do të gjykojë Bashkimin dhe Bellasicën në Kumanovë, Hristijan Bojinovski do të jetë përgjegjës për drejtësinë e ndeshjes ndërmjet Pobedës dhe Arsimit dhe Bobi Veliçkov do të gjykojë Novacin dhe Makedonija GJP.

Sashko Ristov do të gjykojë Vardarin e Negotinës dhe Ohridin.

Drejtësinë në Kamenicën e Maqedonisë do ta ndajë Angelço Ristov ndërmjet Sashës dhe Borecit, Blagojçe Ralevski do të gjykojë Vardarskin dhe Bregalnicën në Bogdanci, Kiril Smokvoski do të gjykojë në Koçan ku do të përballen Osogovo dhe Detonit Plaçkovica, ndërsa Furkan Idirizi do të gjykojë Shkupin dhe Kozhufin.

Ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00.

GJYQTARËT E DELEGUAR 4. LIGA E DYTË:

Bashkimi – Bellasica, Benjamin Qerimi (Shkup)

Vardar Negotino – Ohrid, Sashko Ristov (Strumicë)

Pobeda – Arsimi, Hristijan Bozhinovski (Shkup)

Novaci – Makedonija GJP, Bobi Veliçkov (Veles)

Kamenica Sasa – Borec, Angelço Ristov (Negotinë)

Vardarski – Bregallnica, Bllagojçe Ralevski (Manastir)

Osogovo – Detonit Plaçkovica, Kiril Smokvoski (Prilep)

Shkup – Kozuf, Furkan Idrizi (Tetovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat