Prinë Orhan Miftari

Futboll

Prinë Orhan Miftari

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:52
Orhan Miftari në veprim

Pas dy xhirove të luajtura në Ligën e Tretë – Veri, lojtari i Fortuna-s, Orhan Miftari ka shënuar katër gola.

Sulmuesi me përvojë i Fortunës nga Hasanbegu i ka shënuar tre gola në fitoren e skuadrës së tij (4-2) në javën e parë të kampionatit kundër Bashkimit të Lubotenit dhe një gol tjetër në fitoren 2-0 ndaj Besës në fundjavë, të dyja ndeshjet në Hasanbeg.

Kristijan Ivanovski nga Kadino, Angel Nastevski nga Euromilk GL dhe Mervan Fetai nga skuadra e Besa e Sllupcanit janë në listën e golashënuesve më të mirë pas dy ndeshjeve me nga tre gola.

Nga dy gola kanë Gëzim Bakiu nga BVK Konyare, Matej Janevski dhe Andrej Janevski nga Euromilk GL, Martin Lazev nga Rzhanichino, Leutrim Tairi nga Rinia, Darko Todorovski nga Kumanova dhe Marko Treneski nga Neë Stars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat