Drita e konfirmon: Operohet Hasan Gomda

Futboll

Drita e konfirmon: Operohet Hasan Gomda

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:58
Hasan Gomda

Drita e Gjilanit pretendon titullin dhe Kupën e Kosovës, ka konfirmuar operimin e futbollistit Hasan Gomda.

Drita do të jetë e hendikepuar pa Gomdan gjatë kampionatit 

“Operohet Hasan Gomda!

Sot ka kaluar me sukses operimi i lojtarit tonë Hasan Gomda. Sipas raportit mjekësor operacioni ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Gomda kishte pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen me FC Ferizaj duke këputur ACL ligamentin kryqëzor.

Gomda nesër do të lirohet nga spitali dhe pas disa ditësh do të fillojë punën për rehabilitimin e gjurit dhe nëse gjithqka shkon sipas planit ai mund të kthehet më herët se që është menduar.

Kthimi i tij në aksion mund të jetë në fund të muajt janar ose në fillim të muajit shkurt.

Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe Hasani të kthehet edhe më i fortë”, ka njoftuar FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat