Ten Hag del kundër “orarit të ngjeshur”

Futboll

Ten Hag del kundër “orarit të ngjeshur”

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:01
Ten Hag

Pas futbollistëve të Manchester Cityt, edhe trajneri i Manchester Unitedi, Erik ten Hag është i pakënaqur me orarin e ngjeshur të ndeshjeve. 

Sipas Ten Hagut, për arsye të orarit të mbingarkuar edhe futbollistët po lëndohen. 

“Ka shumë ndeshje, lojtarët kryesorë janë të mbingarkuar.

Nuk është mirë për futbollin. Ka një kufi dhe lojtarët po lëndohen.

Është pothuajse e pashmangshme për shkak të mbingarkesës nga kaq shumë lojërave”, ka deklaruar Ten Hag në konferencë për shtyp. 

Kritika për orarin e ngjeshur të ndeshjeve patën edhe Manuel Akanji, Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat