Trajneri dënon Ramadanin

Futboll

Trajneri dënon Ramadanin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:08
Ylber Ramadani.

Leçe është eleminuar sot nga Kupa e Italisë. Verdhekuqtë janë mposhtur nga Sasuolo me shifrat 0-2.

Goli i parë u shënua nga Muharemoviçi në minutën e 13 të takimit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi D’Arena në minutën e 79.

Mbrëmjen e sotme mungoi në fushën e lojës Ylber Ramadani.

Veprimi i mesfushorit në përballjen e fundjavës kundër Parmës, kur ofendoi trajnerin në momentin kur u thirrr për t’u zëvendësuar, i ka kushtuar stolin.

Trajneri Goti e dënoi duke e lënë në pankinë përballë Sasuolos. Ndërkaq, Luis Hasa debutoi me fanellën e Leçes, teksa u aktivizua në minutën e 80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat