Në moshën 29-vjeçare, djali i Zinedine Zidane lë futbollin

Futboll

Në moshën 29-vjeçare, djali i Zinedine Zidane lë futbollin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:14
Enzo Zidane e Zinedine Zidane

Enzo Zidane, djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

Sipas spanjolles AS, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tre vajzave dhe familjes së tij në vijim.

Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte.

Ndër të tjera ai ka veshur fanellën e Alaves, Almeria dhe Aves, ndërsa Fuenlabrada, në divizionin e 3-të të Spanjës, ishte skuadra e tij e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat