Dëmtimi i rëndë i Rodrit, mesfushori këput ligamentet

Futboll

Dëmtimi i rëndë i Rodrit, mesfushori këput ligamentet

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:17
Rodri

Ylli i Manchester City, Rodri mund të ketë mbyllur sezonin.

Spanjolli la fushën i dëmtuar në barazimin 2-2 kundër Arsenalit dhe mediet bëjnë me dije se ai mund të ketë këputur ligamentet e gjurit të djathtë.

Kjo bëhet e ditur nga spanjollja “Marca”, ndonëse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi anglez.

Sipas medias spanjoll, analizat e kryera kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë të Rodrit.

Lojtari ka udhëtuar drejt Spanjës, aty pritet t’i konfirmohet dëmtimi i rëndë.

Lojtari duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe nëse kjo ndodh, atëherë sezoni për të do të quhej i mbyllur, pasi dëmtime të tilla duan kohë të gjatë për rikuperim.

Moment ‘jo’ për 28-vjeçarin, që sapo ishte kthyer nga lëndimi me Spanjën në Euro 2024, ku u shpall edhe kampion.

Kujtojmë se ai është një ndër pretendentët kryesor për të fituar ‘Topin e Artë’ të këtij vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat