Ky është mesazhi i Ilijaz Spahiut, që e rrahu keq milicia serbe në vitet e 90-ta 

Futboll

Ky është mesazhi i Ilijaz Spahiut, që e rrahu keq milicia serbe në vitet e 90-ta 

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:44
Ilijaz Spahiu

Ilijaz Spahiu, ish gjyqtar i mirënjohur dhe i gjeneratës së sakrificës, ka një mesazh të qartë për akterët e futbollit sidomos të viteve të pavarësimit dhe të ditës së sotme.

Ilijaz Spahiu është prej gjyqtarëve që është rrahur keq nga milicia serbe saqë e kishte humbur edhe vetëdijen vetëm pse kishte referuar në garat e Republikës së Kosovës.

“Unë, Ilijaz Spahiu, ish futbollist i Kosovës së Vushtrrisë dhe refer i sakrificës dhe mëvetësisë se futbollit të Republikës së Kosovës, i indinjuar me situatën e rënduar dhe konfliktioze, ndërmjet palëve, grupeve të interesit, deklaroj, se ne vitet e '90 te unitetit dhe te bashkimit rreth rezistencës dhe themelimit te futbollit të pavarur të Republikës së Kosovës,  u rreshtuam bashkërisht qe ta luftojmë pushtuesin serb, që e kishim armik historik, te jashtëm dhe pushtues shekullor barbar por, unë jam i mërzitur, duke qene larg nga atdheu im Kosova, edhe me shumë i brengosje dhe i trishtuar, si është e mundshme grupet e interesit të ngriten të luftojnë dhe të armiqësohen ndërmjet veti dhe të ulin poshtë, shumë poshtë imazhin e futbollit të Kosovës dhe vlerat e sakrificës. 

Duke qenë i brengosur dhe i trishtuar, se si grupet e interesit, për interesat personale dhe grupore, ngrisin agjentura dhe plane për te njollos dhe ulur poshtë imazhin e futbollit të Kosovës, me shume mllef reagoj që: 

Urgjentisht të ndalen ofendimet dhe etiketimet ndaj protagonisteve të futbollit, ndaj futbollisteve te kombëtares, nga ana e grupeve të interesit, të qarqeve   armiqësore dhe të agjenturave anti futbollit kosovar. 

Te ndalet fjalori ofendues dhe i konfrontimit nga ana e aktereve të futbollit kosovar, si ai i asociacioneve, subjekteve bartëse të organizimit të futbolli dhe individëve te grupeve të interesit, në dëm të prishjes se imazhit të futbollit të Kosovës. 

Të ndalet fushata e linçimit te kuadrove të dëshmuara kontributdhenës, ato profesional dhe kombëtar në futbollin e Kosovës. Të përfillen nga ana e drejtuesve të institucionit dhe klubeve të futbollit, të gjitha normat ligjore dhe ato etike të frymës institucionale, asaj sportive, organizative dhe të drejtës demokratike të mendimit dhe shprehjes se lirë. 

Urgjentisht, njeherë e përgjithmonë të ndalen fenomenet dhe dukurit negative brenda futbollit të Kosovës, si dhe shkelësit e normave ligjore, ato statutare dhe etike, kushdoqofshin ata, ti nënshtrohen etikës sportive dhe   drejtësisë ligjore. 

Të ndodhin në afat sa ma të shpejt reformat në futbollin e Kosovës, të mëvetësisë dhe autonomisë të forumeve profesionale dhe të njësive organizative, lidhjeve rajonale të futbollit.

Të ndalen njeherë e përgjithmonë ofendimet, me etiketime vulgare, të futbollisteve shqiptar potencial nga diaspora te cilët për rrethana të ndryshme sportive dhe profesionale përcaktohen të luajnë për   përfaqësuese të ndryshme evropiane. Akterët institucional, ata te klubeve të futbollit, të forumeve te ndryshme sportive dhe të mediumeve të gazetarisë sportive, të kenë prioritet etik dhe profesional, krijimin e klimës se unitetit, të frymës së bashkëpunimit institucionale, atij profesional dhe të krijimit te imazhit pozitiv kombëtar dhe shtetëror të futbollit kosovar në vend dhe jashtë, dhe askush nuk ka te drejtë tani pas njëzet e pesë vite pas pavarësisë, për interesa personale dhe grupore te përvetësojë rezistencën dhe sakrificën e futbollit të mëvetësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ilijaz Spahiu, aktualisht me vendbanim në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat