Ftohet edhe ai që u kap me Granit Xhakën! Dragan Stojkoviqi e ka hallin për sfidën me Zvicrën

Futboll

Ftohet edhe ai që u kap me Granit Xhakën! Dragan Stojkoviqi e ka hallin për sfidën me Zvicrën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 shtator 2024 Në ora: 21:12
Dragan Stojkoviq

Zvicra është specialiste për ta mposhtur Serbinë!

E mposhti 2:1 (me golat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës) në Kaliningad të Rusisë (më 22 qershor të vitit 2018).

E mposhti me 3:2 (një gol e shënoi Xherdan Shaqirit) më 2 dhjetor të vitit 2022 në Doha të Katarit. Dy fitore në kuadër të Grupit në Kampionatit Botëror. Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës dy herë e çoi Serbinë në shtëpi.

Kësaj radhe do të mungojë Xherdan Shaqiri sepse është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviqi po mendon, e ka hallin për Zvicrën e Granit Xhakës! 

Stojkoviq ka publikuar sot listën e zgjeruar të lojtarëve për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Spanjës në Ligën e Kombeve.

Në listë janë sërish Vanja Milinkoviq Saviq dhe Aleksandër Mitroviq, të cilët munguan në ndeshjet e para në Ligën e Kombeve kundër Spanjës dhe Danimarkës.

Po ashtu, në listë është edhe futbollisti i ri i Cërvena Zvezdës, Andrija Maksimoviq.

Një fakt interesant që duhet kujtuar më 2 dhjetor të vitit 2022, portieri i Serbisë, Vanja Milinkoviq Saviq, e kapi për fyti Granit Xhakën.

Kështu që në listën e Stojkoviqit është edhe portieri Vanja Milinkoviq Saviq që e kapi për fyti Xhakën.

Në listë nuk figurojnë Sergej Milinkoviq Saviq dhe Dushan Vlahoviq, të cilët gjithashtu nuk i kanë luajtur dy ndeshjet e para për Serbinë në Ligën e Kombeve.

Serbia më 12 tetor në Leskovc do të presë Zvicrën në xhiron e tretë të Grupit A të Ligës së Kombeve.

Listën përfundimtare të lojtarëve Stojkoviq do ta shpallë më 4 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat