Kosova e Dusseldorfit do të përballet me DjK Dilkrath nën dritat e reflektorëve 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit do të përballet me DjK Dilkrath nën dritat e reflektorëve 

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 21:15
Kosova e Dusseldorfit

Lideri i Landesliga, Kosova e Dusseldorfit, do të përballet me skuadrën e DjK Dilkrath.

Kjo ndeshje luhet nën dritat e reflektorëve.

Djelmoshat kuqezi pretendojnë fitoren e radhës. 

“Ndeshja e radhës për klubin tonë pritet të jetë një sfidë e rëndësishme kundër DjK Dilkrath, që do të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 20:00 në Am Wald 130, 40599 Düsseldorf. Pas një forme solide në javët e fundit, klubi ynë kërkon të vazhdojë me fitore dhe të forcojë pozitat e saj në kampionat.

Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj mbrëmje dhe të mbështesni fuqishëm djemtë tanë në këtë përballje. Prania dhe energjia juaj është gjithmonë burim frymëzimi për ekipin tonë. Së bashku, me shpirtin e bashkimit dhe dashurinë për klubin, ne mund ta shtyjmë ekipin drejt një fitoreje tjetër të rëndësishme.

Eja dhe trego dashurinë tënde për ngjyrat tona! Të gjithë bashkë për FC Kosova Düsseldorf!”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat