Atalanta është tronditur si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Como.
Kjo ndeshje është dashur që të luhet mbrëmë por për shkak të reshjeve të shiut, është shtyrë për sot.
Zappacosta (18') e Lookman (90+7 – nga penalltia) shënuan për skuadrën nga Bergamo dhe Strefezza (46'), Kolasinac (54'-autogol), Fadera (58') për Comon.
Pas javës së pestë në Serie A, Atalanta zë vendin e 12-të me 6 pikë e Como është në të 15-tin me 5 sosh.