Alaves zgjohet vonë me dy gola por nuk e befason Realin në Madrid

Futboll

Alaves zgjohet vonë me dy gola por nuk e befason Realin në Madrid

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Alaves ka shënuar dy gola në minuta e fundit por që nuk mjaftuan për të barazuar rezultatin në "Santiago Bernabeu". 

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Alaves, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit spanjoll.

Lucas (1'), Mbappe (40') e Rodrygo (48') shënuan për Realin dhe Benavidez (85') e Garcia (87') realizojnë për Alavesin. 

Kjo ishte ndeshja e 300 si trajner për Ancelotin nën drejtimin e Real Madridit.

Barcelona kryeson me 18 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Real Madridi me 17 pikë dhe Alaves është në pozitën e tetë me 10 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat