Shkëndija e Tetovës të mërkurën udhëton drejt Shkupit ku në lagjen Maxhari do të ndeshet me Gostivarin në duelin e xhiros së 7-të në Ligën e
Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë si lider do të hyjnë në duelin me Gostivarin e vendit të dytë, në një ndeshje që këtë sezon rezulton derbi i kreut të renditjes.
Sulmuesi anësor Vanë Kërstevski ka folur për mediat para ndeshjes, duke paralajmëruar me tone optimiste takimin me Gostivarin që luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit.
Vane Kërstevski, lojtar i Shkëdnijes, tha: “Të them se atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme.
Nga dita në ditë është më mirë.
Jemi të lumtur për fitoren 5:1 ndaj Voskës, por kjo nuk na jep të drejtë të fluturojmë në re të them. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës që na pret nesër me Gostivarin.”
Gostivari…
Vane Kërstevski, përgjigjet: “Mendoj se Gostivari është vërtet ekipi kualitativ, e kanë treguar në ndeshjet paraprake. Mirëpo qëllimi ynë është nesër të dalim dhe të luajmë sa më mirë që mundemi për të ruajtur atë vend të parë dhe të vazhdojmë serinë pozitive që e kemi bërë në ndeshjet paraprake.”
Forma?
“Secili shpreson në rezultat pozitiv, edhe ne. Vetëm duhet të japim maksimumin, mendoj se do të jetë mirë. Futbollistët nga dita në ditë luajnë më mirë, hyjmë në formë më të mirë. Kemi disa lojtarë që na u bashkuan më vonë, por mendoj se me kalimin e kohës do të kyçen dhe do të komponohen me ekipin dhe do të jetë edhe më mirë”, tha ai.
Goli ndaj Voskës…
Vane Kërstevski, thotë: “Sigurisht se jam i lumtur për golin. Mendoj se kam hyrë në një seri pozitive dhe shresoj nesër të shënoj edhe një apo më shumë gola. Shpresoj ta vazhdoj këtë seri”.