Ndeshja me shqiptarëve luhet pa shikues në Maxhari të Shkupit 

Futboll

Ndeshja me shqiptarëve luhet pa shikues në Maxhari të Shkupit 

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së 7-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Shkëndija do të jetë mysafirë të Gostivarit në lagjen Maxhari të Shkupit. Me vendim të vendasve, ndeshja do të luhet pa praninë e publikut.

“Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shkupit për t’u përballur me Gostivarin në një duel që për herë të parë në histori ndodh që dy skuadrat fqinje të diskutojnë vendin e parë në renditje, pasi është hera e parë që Gostivari është futur në garë për titull.

Pas fitores së thellë 5:1 ndaj Voska Sport në fundjavë, Shkëndija mban pozicionin e liderit dhe synon të vazhdojë serinë pozitive edhe në këtë ndeshje të rëndësishme.

I vetmi lojtar që mungon për këtë sfidë është Ronaldo Webster për shkak të një dëmtimi.

Gostivari është në një formë të mirë dhe pas fitores 1:2 në Kratovë ndaj Sileksit, ndajnë vendin e dytë me Rabotniçkin, të dyja me nga 12 pikë (3 fitore dhe 3 barazime). Skuadra e Gostivarit, ashtu si Shkëndija dhe Rabotniçki, mbetet pa humbje këtë sezon, duke bërë që ky duel të ketë një rëndësi të madhe për garën e titullit.

Kryesia e KF Gostivarit ka vendosur që ndeshja të luhet pa praninë e publikut. Njoftimi i KF Gostivarit thotë se ky vendim është marrë për arsye organizative dhe të sigurisë”, ka njoftuar FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat