Zeneli optimist

Futboll

Zeneli optimist

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:36
Besfort Zeneli

Futbollisti i Elfsborgut, Besfort Zeneli, ka thënë se janë gati për t’u përballur me AZ Alkmaarin në Ligën e Evropës. Ai ka thënë se klubi suedez synon fitore ndaj holandezëve. 

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsborg zhvillohet të mërkurën nga ora 18:45 dhe i takon fazës së ligës të Ligës së Evropës. 

“Kualifikimi në Ligën e Evropës është gjë e madhe për ne.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e shpejtë dhe e mirë ndaj AZ-it. Ata luajnë futboll të shpejtë dhe sulmues. Kanë lojtarë të mirë në sulm, nga të cilët duhet të kemi kujdes.

Por ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Zeneli për faqen e klubit të martën. 

Pjesë e Elfsborgut suedez është edhe vëllai i tij i madh, Arbër Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat